Gazeta Si – Tenisti i famshëm spanjoll ka zbuluar datën e rikthimit. Në fushë një vit pas dëmtimit në Australian Open.
Rafael Nadal e kishte thënë se nuk kishte në plan ta braktiste botën e tenisit. I dëmtuar janarin e kaluar në Australian Open, ai ka njoftuar rikthimin vitin e ardhshëm, duke fiksuar turneun ATP 250 të Brisbane.
I detyruar të kryente një operacion në këmbë dhe të ndiqte një rrugë të gjatë rikuperimi, siç e tregon edhe me një vieo në rrjetet sociale, Nadal është gati për ringritjen, pasi ka përfunduar tashmë numri 663 në klasifikimin botëror.
“Përshëndetje të gjithëve! Pas një viti jashtë kompeticioneve, erdhi momenti të rikthehem. Shihemi në Brisbane”, – shkruan Nadal në Tuiter, duke lënë të nënkuptohet se, nëse gjendja fizike do ta lejojë, do të marrë pjesë edhe në Australian Open në fund të janarit.
🎧👀💪🏻😉 pic.twitter.com/iH7NvsQGMT
— Rafa Nadal (@RafaelNadal) December 1, 2023
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.