Nga Gazeta ‘Si’-Krahu i armatosur i grupit militant palestinez, Hamas deklaroi se u ka thënë ndërmjetësuesve të Katarit se grupi është gati të lirojë deri në 70 gra dhe fëmijë të mbajtur në Gaza në këmbim të një armëpushimi pesë-ditor.
“Javën e kaluar pati një përpjekje nga Katari për të liruar pengjet, në këmbim të lirimit të 200 fëmijëve palestinezë dhe 75 grave. Armëpushimi duhet të jetë i plotë dhe të përfshijë lejimin e ndihmës humanitare kudo në Rripin e Gazës”, tha Abu Ubaida, zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit.
Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve Reuters, ai vazhdoi duke akuzuar Izraelin për “zvarritje dhe shmangie” të çmimit të marrëveshjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



