Drejtësia

Afera ‘Partizani’, Fatmir Bektashi dëshmon për më shumë se 2 orë në SPAK

Gazeta Si – Fatmir Bektashi biznesmeni i vënë nën akuzë për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” është rimarrë në pyetje nga SPAK. 

Për më shumë se 2 orë, ai ka dhënë shpjegime përpara 2 prokurorëve të posaçëm, të cilët kanë vënë nën akuzë biznesmenin, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, për të cilin Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest me burg.

Fatmir Bektashi akuzohet se ka hyrë në marrëveshje me Jamarbër Malltezin duke shfrytëzuar ndërmjetësimin e tij me ish-pronarët e truallit dhe i ka transferuar dhëndrit të ish-kryeministrit rreth 5,4 milionë euro.

Bektashi e ka detyrimin për t’u paraqitur në Prokurori në datën 20 nëntor, sikundër ish kryeministri Sali Berisha. Më 23 tetor, GJKKO caktoi “detyrim paraqitje” për biznesmenin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë