Teknologji dhe Inovacion

Kompanitë më të mëdha krijojnë ‘Lantern’, projekti që do luftojë abuzimet online të fëmijëve

“Lantern” është një projekt që ka bërë bashkë të gjithë gjigandët e teknologjisë në luftën kundër abuzimeve online të fëmijëve.

Në thelb është i njëjti problem që hasin disa gjigantë të teknologjisë, të cilët kanë krijuar projektin Lantern, për mbrojtjen e të miturve online.

Praktikisht të gjithë gjigantët e teknologjisë janë pjesë e saj, nga Meta te Google, nga X në Amazon, TikTok apo dhe Discord.

Lufta kundër shfrytëzimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve në internet synon të frenojë kryesisht kërcënime si zhvatjen, pagesën e një shumë të caktuar nën kërcënimin për ndarjen e imazheve të viktimës dhe do të frenojë edhe abuzimin seksual të fëmijëve.

Si funksionon Lantern

Lantern do të jetë një bazë të dhënash e përbashkët, në të cilën kompania e përfshirë do të jetë në gjendje të raportojë çdo shenjë të shkeljes së sjelljes. Çdo sjellje do të raportohet dhe më pas do të fillojnë hetime të mëtejshme për të parandaluar çdo kërcënim të mundshëm për fëmijët.

Shkurtimisht, projekti Lantern mund ta bëjë zbulimin e kërcënimeve më efektiv dhe të shpejtë, si dhe raportimin e krimeve tek autoritetet sepse e kap kërcënimin që në fillime.

Në terma konkretë, për shembull, nëse një platformë aktivizon një sinjal që lidhet me një llogari të dyshimtë në Lantern, platformat e tjera pjesëmarrëse mund të aktivizojnë të njëjtin sinjal në hapësirat e tyre virtuale dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat, duke hequr llogarinë dhe nëse është e nevojshme duke e raportuar atë.

Për të marrë një shembull konkret, në fazën e testimit të projektit Lantern Meta përdori informacionin që kishte ndarë një tjetër partner i nismës, Mega.

Në këtë mënyrë, kompania ishte në gjendje të hiqte “mbi 10,000 profile, faqe në Facebook dhe llogari në Instagram” që shkelnin rregullat për sigurinë e fëmijëve dhe t’i raportonte ato në Qendrën Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar.

Kompanitë e para pjesëmarrëse

Kompanitë e para të mëdha të teknologjisë që do të marrin pjesë në projektin Lantern janë, përveç Meta dhe Mega të lartpërmendura, Discord, Google, Quora, Roblox, Snap dhe Twitch.

Për dy vjet kompanitë testuan programin, duke u siguruar që ai kaloi “kontrollin e përshtatshmërisë”, ishte në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore, por edhe “etikisht e pranueshme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë