Gazeta Si – Dy adoleshentë janë arrestuar në Vlorë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim të akuzuar për vjedhje.
Dy të rinjtë, të moshës 16 dhe 18 vjeç, i morën me forcë një shumë parash pronarit të një tabakinoje, duke e kanosur me thikë. Dy të arrestuarit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje.
Në kërkim është shpallur një 15 vjeçar. i cili ka pasur dijeni për këtë ngjarje, por nuk ka kallëzuar dhe gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash në një market në Vlorë pak ditë më parë.
Policia thotë se vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



