Ka ndodhur

I dënuar me burg për drogë, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Tiranë, pasi ishte dënuar për drogë. Mësohet se shtetasi me iniciale A.Sh., ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës për për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Policia njofton se ndalimi i tij u bë i mundur në Mjull Bathore.

Në vitin 2021, 39-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar nga policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë