Ka ndodhur

U sulmua nga një qen pitbull pak ditë më parë, ndërron jetë në spital i moshuari në Durrës

Gazeta Si – Ndërron jetë në reanimacionin e spitalit të Durrësit 84-vjeçari, i cili u sulmua nga një qen pitbull teksa ecte në rrugë.

I moshuari kishte marrë plagë të rënda në trup, gjymtyrë dhe fytyrë si pasojë e kafshimeve dhe prej së premtes ndodhej nën kujdesin intensiv të mjekëve.

I identifikuar si H.B., 84-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe humbi njërin nga veshët dhe protezat e dhëmbëve.

Ngjarja u regjistrua pasditen e së enjtes në lagjen nr. 13. Sakaq, në pranga ra edhe pronari i qenit, ndaj të cilit rëndon vepra penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

Mësohet se 44-vjeçari A.L., e mbante pitbullin në shtëpi por në një moment pakujdesie qeni ka mundur të shpëtojë dhe të dalë në rrugët e qytetit ku edhe ka sulmuar të moshuarin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë