Ka ndodhur

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, kapet me kanabis

Gazeta Si – Një 25-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi dyshohet për shitje të lëndëve narkotike. Gjatë hetimeve të policisë, është zbuluar se F.B., siguronte kanabis në Krujë dhe e shiste atë në doza në zona të ndryshme të Tiranës.

“Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Fisnik Beqja, 25 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari, pasi siguronte në Krujë, lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis, e shpërndante më pas në doza, në zona të ndryshme të Tiranës”, njoftoi policia.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni janë sekuestruar 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë