Gazeta Si – Një tërmet është regjistruar rreth orës 14:50 në disa qytete të vendit, ku më shumë është ndjerë në Elbasan dhe Tiranë.
Sipas EMSC, lëkundja sizmike ndodhi në orën 14:50, 9 km në jugperëndim të qytetit të Elbasanit, në zonën e Bradasheshit.
Tërmeti ishte 3.9 ballë i shkallës Rihter. Thellësia e lëkundjeve ka qenë 5 km. Sipas EMSC, tërmeti ishte i magnitudës 3.9 ballë, 10 km larg Elbasanit dhe 31 km larg Tiranës.
Sipas të dhënave, lëkundja e parë ka qenë më e lehtë, por e dyta ka qenë një goditje e fortë.
Për momentin nuk raportohet për dëme. Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit dhe deri në Maqedoninë e Veriut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




