Ka ndodhur

Aksident pranë kryeministrisë, arrestohet shoferi 21-vjeçar. Ishte gjobitur edhe më parë për shpejtësi

Nga Gazeta ‘Si’- Një aksident i rëndë është regjistruar sot afër Kryeministrisë, pasi një mjet që qarkullonte me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur një çift të rinjsh, mes tyre edhe një vajzë, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi 21-vjeçar, Jorgaq Thëngjilli, që përplasi këmbësorët në trotuar, është arrestuar nga policia. I riu, i lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 21-vjeçari iu nënshtruar edhe testit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, për të cilat rezultoi negativ.

Jorgaq Thëngjilli ishte gjobitur më 23 korrik për tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara. 21-vjeçari përplasi me makinë dy këmbësorë (D.K. dhe K.D.) në trotuar pranë godinës së Kryeministrisë.

Këta të fundit u dërguan në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. I riu, nën drejtimin e automjetit “Mercedes-Benz” me targa AA 528 PY, humbi kontrollin e mjetit dyshohet për shkak të shpejtësisë së lartë dhe përfundoi mbi trotuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë