Ka ndodhur

Shpërthimi në pikën e karburantit në Tiranë, arrestohet menaxheri i subjektit

Gazeta Si – Policia e Tiranës ka arrestuar menaxherin e pikës së karburantit në rrugën “Bardhyl”, pas shpërthimit  që ndodhi në momentin që autoboti po shkarkonte benzinën.

Në pranga ka përfunduar Myrto Kadiu, nën akuzën se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, ku për pasojë mbeti i dëmtuar ai dhe shoferi i autobotit.

Si rezultat i shpërthimit autoboti është zhvendosur disa metra para duke përfunduar te shkallët e një biznesi. Makina u nxor pas disa orësh në përfundim të veprimeve hetimore.

Deri në këtë fazë të hetimit, grupi ka arritur të përcaktojë se shpërthimi ka ardhur nga pajisja e cila po furnizohej, por shkaqet janë ende të paqarta.

Policia dhe prokuroria janë në pritje të daljes së ekspertizës për të përcaktuar të plota shkaqet që çuan në shpërthim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë