Gazeta Si – Një burrë në Berat dhe një grua në Kapshticë, janë arrestuar këtë të diel, pasi ishin shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni.
Andrea Ajsallari, është arrestuar nga policia e Beratit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për kanosje dhe për shfrytëzim për prostitucion 48-vjeçari banues në Skrapar, pritet që të ekstradihet drejt Italisë.
Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Po ashtu, një 55-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, është ndaluar në pikën Kufitare të Kapshticës. Policia bën me dije se Fëllëzë Saliaj ishte dënuar me 7 vite burg.
Gjykata e Apelit e Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit për dënimin e kësaj shtetaseje, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi për prostitucion”, në rrethana rënduese. Në vitin 2005, shtetasja Fëllëzë Saliaj nga Patosi, ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase tjetër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




