Ka ndodhur

Shpërthim në një pikë karburanti tek Rruga ‘Bardhyl’, plagosen menaxheri dhe shoferi i autobotit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të shtunës në një karburant në rrugën ‘’Bardhyl’’ të Tiranës, ku 2 persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një autoboti që po furnizohej me benzinë.

Mediat raportojne se personat e plagosur janë Myrto Kadiu (menaxher) dhe Miklovan Çollaku (shofer i autobotit). Të dy janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

‘Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë