Ka ndodhur

Hidhet nga kati i fundit i pallatit, humb jetën i riu në Durrës

Një 22-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën paraditen e kësaj të shtune. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 të qytetit.

22-vjeçari është hedhur nga kati e fundit i pallatit, duke përfunduar ne tarracën e katit të 4-të.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Po gjatë ditës së sotme një tjetër ngjarje tragjike u shënua në qytetin e Vlorës. Një vajzë 22-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati ku banonte. Paraprakisht dyshohet se reja e ka ndërmarrë këtë veprim në kushtet e depresionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë