Ka ndodhur

Vlorë/ 22-vjeçarja bie nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë

Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Një 22-vjeçare ka rnëë nga kati i pestë i një pallati në lagjen “24 Maji’ duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

“Rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, shtetasja V. L., 22 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë