Ka ndodhur

Ishin bllokuar në Kanionin e Langaricës, zjarrfikësit shpëtojnë 23 turistët e huaj

Nga Gazeta Si- Dalja nga shtrati i lumit në Kanionin e Langaricës si pasojë e rreshjeve me intesitet të lartë ka shkaktuar gjatë natës bllokimin e 23 turistëve në parkimin në hyrje të Kanionit të Langaricës.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që të bëhej i mundur shpëtimi dhe nxjerrja e turistëve dhe të mjeteve nga parku i përmbytur. Gjatë kryerjes së operacionit  të kërkim-shpëtimit, që zgjati për rreth dy orë, nuk pati asnjë të lënduar. Turistët u  evakuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit.

Turistët ishin Francezë, Gjermanë e Polakë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë