Nga Gazeta ‘Si’-Policia Rrugore e Dibrës njofton se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, në dalje të qytetit të Klosit, nyja që lidh qytetin me rrugën e Arbrit ka pësuar dëmtime. Për këtë arsye është bërë devijimi i lëvizjes së mjeteve që lëvizin nga Klosi për në Tiranë.
Qytetarët e bashkisë Klos dhe Mat, që duan të lëvizin në drejtim të Tiranës deri në pastrimin e rrugës nga firma kontraktore do të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz.
“Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera në rrugë, për çdo rast nevoje për ndihmë, drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët të telefonojnë numrin pa pagesë 112”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




