Gazeta Si - Deputeti socialist Vullnet Sina është paraqitur në SPAK pasditen e kësaj të premteje për të dhënë sqarime lidhur me konfliktin që ndodhi në Parlament të hënën gjatë seancës.
Sina u konfliktua me deputetin Bledion Nallbati pas tensioneve të zhvilluara gjatë seancës plenare. Ndërkohë deputeti edhe Nallbani pritet të shkojë të hënën në Prokurorinë e Posaçme.
LEXO EDHE:
'Më goditi, por e prita me dorë'/ PS kallëzim ndaj deputetit Nallbati, PD çon Sinajn në SPAK
Për të dy janë dorëzuar kallëzime penale në SPAK nga PS dhe PD, ndërkohë që një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion vendosi t’i bashkojë në një këto kallëzime.
Si PS, ashtu dhe Grupi i Rithemelimit ka hartuar kallëzim penal ku paditin deputetët e secilës palë për goditje për shkak të detyrës.
Ndërkohë, të dy deputetëve do t’u kërkohet të kryejnë ekspertim mjeko – ligjor për të provuar nëse kanë probleme shëndetësore që mund të kategorizohen për t’u hetuar.
Seanca e mbajtur u shoqërua me debate të ashpra e tensione. Ishin deputetët e opozitës që kthyen karriget përmbys, duke penguar vijimin e seancës, ndërsa tëenjten, deputeti Ervin Salianji ndezi tymuese në Parlament,. Kjo më pas solli edhe mbylljen e seancës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.