Gazeta Si – Dy persona kanë humbur jetën në dy aksidente të ndryshme në vend. Një person ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti rrugor në Fier. Dyshohet se shoferi humbi kontrollit e mjetit, ndërkohë që pritet njoftimi i policisë për aksidentin.
Edhe në autostradën Morinë-Milot, drejtuesi i një mjeti tip “Volkswagen”, humbi kontrollin, duke u përplasur me bordurat e rrugës.
Për pasojë, ai humbi jetën në vendngjarje, ndërsa i plagosuri mbeti një pasagjer.
Moti i keq mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit në të dyja rastet, megjithatë pritet hetim i aksidenteve.
Mësohet se viktima është nga Kukësi, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Moti i keq dyshohet të ketë ndikuar që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me murin anësor të rrugës.
“Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.
Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




