Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit janë rikthyer kompozimet e artistëve shqiptarë ikonë, si Dhora Leka, Simon Gjoni dhe Nikolla Zoraqi, me koncertin “Muzikë nga vitet e stuhishme”.
U interpretuan vepra si “E lirë u ngrit toka jonë”, “Uvertura me temat heroike”, “Cuca e Maleve” e deri te opera-baleti autobiografik “Një jetë në stuhi” e Dhora Lekës, ilustruar me projektime fragmentesh dhe foto ilustruese, vlerësime nga personalitet dhe artistë që kanë interpretuar muzikën e tyre ndër vite.
Koncerti memorial, me përzgjedhje veprash artistike nga më të spikaturat e muzikës shqiptare, u soll mjeshtërisht nga Orkestra Simfonike, solistët dhe Kori i TKOB-së, nën dirigjimin e Edmond Dokos dhe dirigjentit të Korit, Dritan Lumshi. E veçanta e këtij koncerti ishte edhe pjesëmarrja e Korit të Zërave të Bardhë, përgatitur nga Sonila Baboçi. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.