Gazeta Si – Policia e Elbasanit ka arrestuar një 44-vjeçari me iniciale F.D., me precedent të mëparshëm për armëmbajtje, i cili lëvizte i armatosur me pistoletë, me fishek gati për qitje.
Policia njofton se në fshatin Fatisha është ndaluar për kontroll automjeti që drejtonte 44-vjeçari, banues në lagjen Teqe të Peqinit, të cilit iu gjet me vete arma e zjarrit.
Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me makinën që drejtonte 44-vjeçari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




