Ka ndodhur

Bie nga ndërtesa ku punonte në Dhërmi, ndërron jetë rrugës për në spital 44-vjeçari

Gazeta Si – Një 44-vjeçar me inicialet A.D. ka ndërruar jetë pasi ra nga lartësia e një ndërtese ku po punonte në Dhërmi. Ai ra aksidentalisht dhe nuk mundi të mbijetojë gjatë rrugës për në spitalin e Vlorës.

“Shtetasi, gjeneralitetet e sakta të të cilit janë A.D., 44 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia. Njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë”, - shkruhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë