Gazeta Si – Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga policia në Vaun e Dejës, ku një person i armatosur që udhëtonte me makinë është arrestuar.
Aipas policisë, 37-vjeçari me iniciale M.(Z.)Gj., mbante kallashnikov poshtë sediljes së makinës tip “Audi”. Policia kishte marrë informacion për 37-vjeçarin që udhëtonte i armatosur dhe që dyshohej se do të kryente një ngjarje kriminale.
Sapo ndërhynë agjentë, i dyshuari tentoi të largohej, por ai u neutralizua dhe u arrestua. Policia sekuestroi kallashnikovin me 2 krehra me municion luftarak.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të qëllimit që kishte ky shtetas që qarkullonte me armë zjarri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



