Ka ndodhur

I gjenden armë zjarri në banesë, shpallet në kërkim një 51-vjeçar në Librazhd

Gazeta Si – Një 55-vjeçar nga Librazhdi është shpallur në kërkim, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Sipas asaj që njofton policia, 51-vjeçarit me iniciale A.D., i janë sekuestruar 2 armë zjarri, krehër dhe municion luftarak të cilat i mbante në banesën e tij.

“U shpall në kërkim shtetasi A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Dranovicë, njësia administrative Lunik, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia ka gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip “Belçik”, krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e 51-vjeçarit”, – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë