Ka ndodhur

Goditet grupi që mashtronte me TVSH-në, lëshohen 7 urdhër-arreste

Gazeta Si – Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 7 urdhër arreste të cilat janë duke u ekzekutuar nga Policia e Shtetit në Tiranë, lidhur me goditjen e një grupi që merrej me rimbursimin me TVSH.

Mes personave që është lëshuar urdhër arrest, është edhe një shtetas italian i akuzuar për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Urdhër arrestet janë lëshuar për shtetasit Aldo Mazzarela, Adnand(Andrew) Progri, Nezir Beqiri, Erion Satka, Sajmir Xhafal, Julian Kalo dhe Teidi Doraci.

Deri më tani mësohet se janë ekzekutuar 4 prej këtyre masave ndërsa kontrollet vijojnë ende nga policia. Hetimet për këta persona kanë nisur rreth një vit më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë