Ka ndodhur

Shiste drogë pranë shkollave, arrestohet 36-vjeçari në Korçë

Gazeta Si – Një 36-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se shiste doza të lëndës narkotike në afërsi të shkollave.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar, 36-vjeçarit iu sekuestrua mbi 2.4 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak.

Policia tha se, kontrollet u zhvilluan në një pikë grumbullimi skrapi të cilën 36-vjeçari e kishte në përdorim, ku gjetën një sasi municioni luftarak, 2 vazo qelqi me sasi të dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa qese plastike me 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë