Gazeta Si – Një 41-vjeçar, Alfred Koxhaj, i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është ndaluar nga Policia e Fierit.
Ndalimi i tij erdhi pasi Gjykata e Apelit të Vlorës ka njohur një vendim të autoriteteve gjyqësore të Greqisë, për dënimin e 41-vjeçarit, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




