Ka ndodhur

Shiste kanabis, vidhte dhe posedonte armë zjarri, arrestohet 18-vjeçari në Vlorë

Gazeta Si – Arrestohet një 18-vjeçar në Vlorë, me iniciale A.S., i cili shiste dozat e kanabisit, vidhte pajisje elektronike dhe posedonte armë zjarri, armë të ftohta dhe municion luftarak.

Gjatë kontrolleve policia sekuestroi doza kanabisi të gatshme për shitje, 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), 1 përforcues grushti dhe dhjetëra pajisje elektronike të dyshuara të vjedhura (laptopë dhe aparate celulare).

Po ashtu u  proceduan penalisht për moskallëzim krimi, 3 shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve fshihte në banesë, sende të vjedhura nga 18-vjeçari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë