Gazeta Si – Një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq.
Policia tha se makina tip “Opel” me targa greke ka përplasur një këmbësore, e cili ka ndërruar jetë në vend.
“Ditën e sotme, rreth orës 11:00, automjeti tip “Opel” me drejtues personin I. K., ka përplasur 14-vjeçaren, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën”, – njofton policia.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




