Ka ndodhur

Dy të arrestuar dhe disa të lënduar pas sherrit masiv brenda një lokali në Elbasan

Gazeta Si – Një sherr masiv ka ndodhur në një lokal në fshatin Labinot-Fushë, të Elbasanit. Policia thotë se një grup prej disa personash janë konfliktuar me sende të forta dhe mjete të mprehta, ndërsa tre prej tyre përfunduan në spital.

Dy persona u arrestuan dhe 5 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë, ku bëhet e ditur se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 mjet prerës dhe 3 celularë.

Sipas policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh.M., 28 vjeç për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”; M. K., 24 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: F. K., 47 vjeç, A. Z. 44 vjeç, E. B., 24 vjeç, A. M., 56 vjeç, dhe A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe ‘Plagosja e lehtë me dashje’,” njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë