Teknologji dhe Inovacion

Pasi refuzoi të ndihmonte Ukrainën, Elon Musk do të vendosë satelitët e tij në dispozicion të Gazas

Elon Musk tha të shtunën se kompania e tij e satelitëve, Starlink i SpaceX do të mbështesë lidhjet e komunikimit në Gaza me “organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës”.

Një ndërprerje e rrjetit telefonik dhe internetit i izoloi njerëzit në Rripin e Gazës nga bota dhe nga njëri-tjetri,hpasi Izraeli zgjeroi sulmet e tij ajrore dhe tokësore.

Organizatat ndërkombëtare humanitare thanë se ndërprerja, e cila filloi të premten në mbrëmje, po përkeqësonte një situatë tashmë të dëshpëruar duke penguar operacionet e shpëtimit dhe duke i penguar ata të kontaktojnë stafin e tyre në terren.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, satelitët Starlink u raportuan të kenë qenë kritikë për ruajtjen e lidhjes së internetit në disa zona, pavarësisht tentativës së bllokimit rus.

Që atëherë, Musk ka thënë se ka refuzuar të zgjerojë mbulimin mbi Krimenë e pushtuar nga Rusia, duke refuzuar të lejojë që satelitët e tij të përdoren për sulmet ukrainase ndaj forcave ruse atje./Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë