Ka ndodhur

Hodhi mbetje hidrokarburesh në lumin Gjanica, arrestohet punonjësi i kompanisë private

Gazeta Si – Një punonjës i një kompanie private është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet për ndotje të ajrit, ujërave dhe tokës. Në pranga ka rënë shtetasi Gj.P.,, ndërsa janë proceduar penalisht Sh.G., dhe M.B.

Sipas policisë, këta persona po shkarkonin mbetje të hidrokarbureve në lumin Gjanica.

Policia thotë se këta shtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi kanë shkarkuar aty, mbetjet e këtyre lëndëve, duke shkaktuar prishjen e sistemit ekologjik të lumit.

Edhe një ditë më parë, nisi procedimi penal për 3 punonjës të dy kompanive të tjera, pasi ndotën ujërat e lumit Gjanica, duke shkarkuar mbetje të hidrokarbureve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë