Teknologji dhe Inovacion

Inteligjenca Artificiale mposht njeriun: Zbulon, konfirmon dhe klasifikon pa asnjë gabim një supernovë

Një proces plotësisht i automatizuar, duke përfshirë një mjet krejt të ri të inteligjencës artificiale (AI), ka zbuluar, identifikuar dhe klasifikuar me sukses supernovën e saj të parë.

Algoritmit i janë vendosur në dispozicion 1.4 mln imazhe, të marra nga 16 mijë burime të ndryshme, dhe në vetëm 4 ditë ka arritur të kërkojë, dallojë, konfirmojë, klasifikojë dhe deklarojë në formë plotësisht autonome e pa asnjë ndërhyrje humane, ekzistencën e supernovës SN 2023tyk.

Zhvilluar nga një bashkëpunim ndërkombëtar i udhëhequr nga Universiteti Northëestern, sistemi i ri automatizon të gjithë kërkimin për supernova të reja në qielli, duke hequr në mënyrë efektive njerëzit nga procesi. Kjo jo vetëm që përshpejton procesin e analizimit dhe klasifikimit të supernovës, por gjithashtu anashkalon gabimin njerëzor.

Kjo konsiderohet një metodologji innovative në vëzhgimin e qiellit dhe shpërthimeve kozmike.

Deri me sot mendohet se janë zbuluar nga shkencëtarët vetëm një pjesë e vogël e supernovave që ekzistojnë ne Univers. Ndërhyrja e IA i jep mundësinë dhe kohën për të kuptuar më shume rreth shpërthimeve të fuqishme kozmike, të studiohen ciklet e jetës së yjeve dhe galaktikave.

Supernovat janë shpërthime yjore të fuqishme. Një supernova ndodh gjatë fazave të fundit evolucionare të një ylli masiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë