Gazeta Si- Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, është arrestuar këtë të enjte me urdhër të SPAK.
Sipas burimeve paraprake, Dashi është arrestuar nga oficerët e policisë në vendin e punës, ndërsa autoritetet i kanë sekuestruar edhe telefonin celular. Aktualisht Dashi është specialiste për zonën e Kadastrës Kamëz-Vorë. Rajmonda Dashi u largua nga posti i drejtoreshës së Kadastrës në dhjetor 2021.
Për momentin nuk dihet ende akuza e ngritur ndaj saj. Dega e Kadastrës së Durrësit ka qenë prej vitesh në qendër të akuzave për korrupsion dhe shpërdorim detyre nga SPAK ndaj punonjësve apo ish-punonjësve të kësaj drejtorie.
Me dhjetëra zyrtarë apo drejtues janë vënë nën hetim nga SPAK të dyshuar për afera të ndryshme. Ndërkohë që dhjetëra drejtues të këtij institucioni kanë dhënë dorëheqjen nga ky post.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.