Gazeta Si - Dy avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha janë paraqitur pasditen e kësaj të mërkure në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me aferën e privatizimit të klubit sportiv “Partizani.
Për këtë çështje, gjykata vendosi para 4 katër ditësh edhe ndalimin jashtë shtetit të ish-kryeministrit, i cili akuzohet për “korrupsion pasiv”.
Berisha sërish nuk është paraqitur në Gjykatë, por ka çuar dy avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi.
Ai ka deklaruar dhe në konferencat e këtyre ditëve se nuk do të paraqitet në seancën gjyqësore, pasi dhënia e vendimit për të nga ana e Gjykatës është në shkelje të Kushtetutës.
Në seancën e ditës së djeshme, avokatët e Berishës kërkuan që gjyqtarja Irena Gjoka të heqë dorë nga çështja. Megjithatë pritet që kjo kërkesë të dorëzohet sot, me shkresë zyrtare.
Për këtë çështje është arrestuar dhëndri i ish-kryeministrit Jamarbër Malltezi, ndaj të cilit SPAK vendosi sekuestrimin e 16 pasurive të paluajtshme dhe llogarive bankare.
Mbi të rëndojnë dy akuza: “Korrupsionit pasiv” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.