Ka ndodhur

IKMT, aksion kundër ndërtimeve pa leje në pikën turistike të Shirokës

Gazeta Si – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në pikën turistike të Shirokës në Shkodër. Sipas informacioneve, këtë të mërkurë po prishet një pjesë e një restoranti të ndërtuar pa leje.

Ky është objekti më i madh që shembet në IKMT, në këtë zonë ndërkohë që pak ditë më parë është shembur edhe një tjetër në afërsi të Zogajve.

IKMT ka një listë të objekteve që do të prishen gjatë ditëve në vijim në qytetin e Shkodrës dhe në pikat turistike.

Shiroka është një ndër pikat turistike më të vizituara në vendin tonë sidomos gjatë stinës së verës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë