Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur rreth orës 07:45 në Shkodër këtë të mërkurë, ku një grua e cila ecte me biçikletë është përplasur nga një makinë.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë”, ku automjeti që drejtohej nga një 34-vjeçare M. N., ka aksidentuar shtetasen Z.M., 56 vjeçe, e cila lëvizte me biçikletë. Policia tha se 56-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




