Gazeta Si – Tre të rinj janë arrestuar në Kamëz. pasi shpërndanin në grup dhe shisnin lëndë narkotike. Në kuadër të operacionit “Combination”, u arrestuan Kledi Avdiaj, Luan Çupi, Marjan Nikolli. Policia tha se u sekuestruan 3 kg e 200 gramë kanabis, një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ata e siguronin lëndën narkotike nga shtetasi Marjan Nikolli dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Kamzës.
Gjatë kontrollit në banesën e Nikollit, shërbimet e Policisë gjetën 3 kg e 100 gramë kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Lënda narkotike, arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




