Ka ndodhur

Zbulohet kanabis në tharje në Malësi të Madhe, arrestohet 26-vjeçarja, në kërkim burri

Gazeta Si – Një ambient që shërbente për tharjen e kanabisit, është zbuluar në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe.

Policia tha se në këtë ambient, u gjetën 13 kg kanabis në proces tharje. Gjatë aksionit policor, u arrestua në flagrancë një 26-vjeçare me iniciale V.V., ndërsa në kërkim është shpallur bashkëshorti i saj A.V., 29 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë