Ka ndodhur

U vetëplagos me armë dhe gënjeu policinë, tre të arrestuar në Sarandë

Gazeta Si – Në Sarandë, policia ka zbardhur një ngjarje të ndodhur më 20 shtator të këtij viti, ku një person mbeti i plagosur.

Fillimisht u raportua se 33-vjeçari Hekuran Murtaj ishte dëmtuar aksidentalisht nga plasja e një fisheku.

Ndërkohë, policia bën me dije se 33-vjeçari është arrestuar, pasi nga hetimet rezultoi se ishte vetëplagosur me armën të cilën e kishte pa leje.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë fshehur armën e zjarrin dhe bënë kallëzime të rremë për të penguar zbulimin e të vërtetës.

Në pranga ka rënë 63-vjeçari M.M., dhe 51-vjeçari L.R., të dy banues në fshatin Stjar në Delvinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë