Ka ndodhur

Aksident i trefishtë në tunelin e Kalimashit, 2 të vdekur dhe tre të plagosur

Gazeta Si – Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur mbrëmjen e kësaj të mërkurë në aksin rrugor Milot-Morinë pas përplasjes së dy autobotëve me një automjet.

Aksidenti i trefishtë ka ndodhur pranë tunelit të Kalimashit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ku si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi në njërin kah të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, ku janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S.O., N.O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh.S., banues në Kosovë.

Sipas policisë, nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim  dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Viktimat dyshohet se janë shtetas nga Kosova, megjithatë pritet verifikimi i plotë nga autoritetet. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e këtij aksideenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë