Drejtësia

Sokol Sadushi, zgjidhet Kryetar i Gjykatës së Lartë. Deri më sot ishte zv/Kryetar

Gazeta Si – Sokol Sadushi është zgjedhur kryetar i Gjykatës së Lartë. Në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë është vendosur që Sadushi, i cili më parë mbante postin e zëvendëskryetarit, tashmë të kalojë në detyrën e kryetarit të kësaj gjykate.

Në njoftimin e Gjykatës së Lartë, thuhet se Sadushi është zgjedhur me 17 vota pro dhe 1 votë kundër.

Ndërkohë bëhet e ditur se në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë