Gazeta Si – Një 33-vjeçar në Pikën Kufitare të Morinës ka vënë në rrezik jetën e punonjësve kufitarë. Sipas policisë, ai ishte duke drejtuar një makinë tip “Hummer” dhe nuk ka paraqitur dokumente përkatëse në sportel.
Pas kësaj, i riu ka kundërshtuar punonjësit kufitarë dhe është larguar me automjetin e tij duke vënë në rrezik jetën e policëve kufitarë.
Ai u arrestua pas ndjekjes në Bajram Curri dhe pas kontrolleve rezultoi se drejtuesi i “Hummer”-it ishte nën efektin e pijeve alkoolike
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




