Ka ndodhur

Mjeti përplaset me murin rrethues të banesës dhe përmbyset në aksin Lezhë-Rrilë

Gazeta Si – Një automjet që drejtohej nga një grua u përplas me murin rrethues të një banese dhe me pas u përmbys mëngjesin e kësaj të hëne në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë, pranë zonë së quajtur Ishull-Lezhë.

Fatmirësisht drejtuesja e mjetit, mori lëndime te vogla, pa probleme për jetën. Policia, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, nga i cili u bllokua dhe rruga për rreth 60 minuta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë