Ka ndodhur

Operacioni “Shpirti”: 150 vite burg për 15 anëtarët e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës

Plot 150 vjet burg ka firmosur në vendimin e saj Gjykata e Posaçme ndaj 15 personave të dosjes “Shpirti”, të cilët pasi kishin pranuar procedurën me gjykim të shkurtuar, përfundimisht do të vuajnë vetëm 100 vite vuajtje dënimi. Ndërkaq njëri prej anëtarëve, Luan Zylyftari, është shpallur i pafajshëm

Më herët GJKKO, ka dhënë dënimet për 8 anëtarë të grupit, mes tyre kreun e grupit Ilirjan Duçellari, i cili është dënuar me 17 vite heqje lirie, e konvertuar në 11 vite e 4 muaj.

Në dosjen e megaoperacionit “Shpirti” zbulohet roli i Ilirjan Ducellari (alias Zaimi) si kreu i bandës që kishte plantacione gjigante kultivimi hashashi në zonën e Skraparit dhe bënte të mundur trafikimin drejt Italisë. Ndërsa Rexhino Muça rezulton si pjesë e grupit të Ilirjan Duçellarit që në nëntor të vitit 2015 dështoi në transportimin e 800 kg kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Nisja e lëndës narkotike u bë nga Divjaka, nga Piro Bregu, Elton Hamza, Rexhino Muça e Robert Muftari, por gjatë udhëtimit të parë u prishën motorët, skafi u mbush me ujë, kështu u detyruan të kthehen në Shqipëri.

Dënimet:
– Aleks Memaj – 15 vjet, me gjykim të shkurtuar 10 vjet
– Saimir Kurti – 13 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet e 8 muaj
– Erind Hysomemaj – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar8 vjet
– Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
– Toni Kushi – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
– Mariglen Çaçi – 12, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
– Aleksandër Neço – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
– Çezar Xhomemo – 3 vjet, me gjykim të shkurtuar 2 vjet (lirohet, ka mbyll dënimin)
– Shkëlzen Kamberi – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
– Malton Lleshi – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
– Luan Zylyftari – I pafajshëm (akuzohej për kultivim narkotikësh & grup i strukturuar kriminal)
– Artan Zylyftari – 8 vjet, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
– Geri Zylyftari – 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
– Erind Zylyftari – 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
– Ilir Gaba – 8 vjet, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
– Festim Lelaj – 3 vjet, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg

Operacioni “Shpirti” u zhvillua 2 vite më parë, në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri. Ishin 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë që rrëfyen para autoriteteve italiane se si ishte bërë trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Si kokë të grupit konsideronin Ilirjan Duçellarin. Mes të arrestuarve kishte punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë