Ka ndodhur

U pagua për të hedhur lëndë plasëse në tarracën e një lokali në Tiranë, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është vënë në pranga, pasi i vuri flakën tarracës së një lokali në Tiranë në këmbim të 20 mijë lekëve të reja që porositësi e tij e pagoi për të djegur lokalin.

Në pranga ka rënë Klizjan Bajrami.

Policia ka shpallur në kërkim edhe 24-vjeçarin, i cili kishte paguar një person për t’i vënë flakën lokalit.

“Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi K. B., 29 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi K. B., më datë 12.10.2023, ka hedhur lëndë djegëse në tarracën e një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata”, dhe si pasojë janë djegur panelet diellore dhe disa pajisje të lokalit. Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se ky shtetas është paguar nga shtetasi R. B., me shumën 20 000 lekë të rinj, për kryerjen e këtij krimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat autori i zjarrvënies, ka patur veshur gjatë kryerjes së krimit, si dhe disa targa automjetesh të shtetësive të ndryshme, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së tij.

Ndërkohë po punohet për kapjen e 24-vjeçarit me inicialet R. B., si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë