Gazeta Si - Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve ka zgjedhur tre anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Moisi Duda mori 122 vota ndaj kundërshtares së tij Afërdita Ndoi me 106 vota. Nga numërimi, 6 vota rezultuan të pavlefshme.
- Olger Eminaj – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë, u zgjodh me 103 vota.
- Vatë Staka – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër, u zgjodh me 98 vota.
Mandati u ka përfunduar Bujar Sheshit nga Apeli, Esmeralda Keshi, shkalla e Parë, Eloida Goxhi, shkalla e parë.
Më herët, kryeprokurori Olsian Çela u shpreh se mirëfunksionimi i KLP-së përbën pa asnjë dyshim një nga elementët më të rëndësishëm të reformës në drejtësi.
Siç theksoi Çela, garantimi i pavarësisë së prokurorëve në ushtrimin e funksioneve të tyre, sigurimi dhe mbrojtja e statusit, karriera e bazuar tek meritokracia, llogaridhënia përmes një procesi disiplinor transparent dhe objektiv, të marra së bashku, formojnë bazamentin që lejon funksionimin normal të prokurorisë si një nga komponentët kryesorë të sistemit të drejtësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.