Ka ndodhur

Tifozët kuqezi ndezin rrugët e Tiranës para sfidës me Çekinë (Foto+Video)

Gazeta Si – Sa më shumë afron starti i ndeshjes me Çekinë, aq më shumë rriten ankthi dhe emocionet në radhët e tifozëve kuqezi. Ata kanë ndezur rrugët e Tiranës tashmë, duke u bërë gati të hyjnë në stadium.

Me mijëra tifozë, veçanërisht ata që janë më të organmizuar në tifo-grupe, këndojnë në kor këngë patriotike, duke bërë kështu edhe ‘provat’ për në stadium. ‘Tifozët kuqezi’, ‘Plisat’ apo ‘Ballistët’ janë ndër më aktivët.

Kryeqeteti është veshur tashmë me ngjyrat kuqezi dhe kryefjala është ndeshja me Çekinë, që starton në orën 20:45, në stadiumin ‘Air Albania’.

Spektakli ka nisur ndërkohë edhe në shkallët e stadiumit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë