Drejtësia

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, GJKKO: Burg përjetë për Xhuliano Hoxhën, 17 vite për Euglen Halilin

Nga Gazeta 'Si'-Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Xhulian Hoxhën, dhe 17 vite burg për Euglen Halilin.

Ata akuzohen për vrasjen e Regis Runajt e Emiljano Ramazanit në Elbasan, kryer më 20 dhe 29 korrik të vitit 2020.

Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani ndodhi më 20 korrik 2020. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip “Ford Fokus”. Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Megjithëse në makinën e u gjetën dy kallashnikovë të djegur.

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën ‘Rramani’, dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz.

Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë