Ka ndodhur

Shkrumbohet lokali në Shëngjin, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Gazeta Si- Një lokal dy katesh i përbërë nga druri është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Kunës ne Shëngjin.

Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, pasi rrezikohet dhe një objekt që ndodhet ngjitur me lokalin.

Dëmet janë të mëdha ndërsa nuk ka patur persona brenda kur ka rënë zjarri. Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë